Prej ratifikimit të mbrëmshëm të Protokollit për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën më të fuqishme ushtarake nga parlamentet e Turqisë dhe Çekisë, gjithësej 20 vende anëtare e kanë konfirmuar anëtarësimin tonë në NATO.

Reformat, guximi dhe vendosmëria e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, vendin tonë e kanë bërë shembull për rajonin.

Me fqinjtë kemi ndërtuar miqësi, rriten pagat dhe pensionet, secili është i rëndësishëm, po hapen vende të reja të punës, po ndërtohet një shoqëri fer për të gjithë dhe sigurohet standard më i lartë jetësor.

Po realizohen interesat nacionale, strategjike dhe shtetërore të shumë gjeneratave.

Anëtarësimi në NATO përveç sigurisë dhe stabilitetit, sjell edhe përfitime ekonmike, më shumë investime të huaja, vende të reja të punës , paga dhe standard më të lartë.

Loading...