Pushteti dhe opozita sot nisën sërish negociatat për regjistrimin e popullsisë. VMRO-DPMNE do të kërkojë sendërtim të ligjit dhe shtyrjen e regjistrimit në vitin 2021. Opozita kërkon të definohen të gjitha shprehјet dhe termet të cilat përdoren në ligj për atë se çfarë është popullatë, çfarë është vendi i zakonshëm i banimit, çfarë është vendbanimi zyrtar, çfarë është familje. Po ashtu do të kërkojnë që të definohet se çfarë është popullata rezidente. Dimovski shtoi se nuk kanë besim që drejtori i enti shtetëror për statistikë të jetë bartës i të gjithë operacionit të regjistrimit, pasi është person i emëruar nga organ politik, nga Qeveria. VMRO-DPMNE do të propozojë që të formohen grupe kolektive të mbështetura nga Kuvendi me shumicë maksimale të mundshme. Po ashtu që regjistrimi i popullsisë të bëhet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën e personit që do regjistrohet. Dimovski shtoi se për VMRO-DPMNE-në regjistrim i suksesshëm dhe pozitiv do të jetë ai që do të jetë i harmonizuar në tërësi me standardet e BE dhe EUROSTAT-it.

Regjistrimi nuk guxon dhe nuk duhet të kuptohet si frikë ose si gëzim i kujtdo qoftë bashkësie etnike për mundësinë për marrjen ose humbjen e çfarë do qoftë të drejtave qytetare. Regjistrimi patjetër të jetë vetëm operacion statistikor që do të ndihmojë për zhvillimin e mëtejshëm të RM-së.- tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE

Por nga LSDM-ja i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos vazhdojë bllokimin e procesit të regjistrimit, pasi sipas pushtetit regjistrimi nuk është proces politik por statistikor.

Kryeministri Zoran Zaev, dje theksoi se nuk do të lejojë që regjistrimi të mbahet në vitin 2021. Regjistrimi i popullsisë planifikohet të mbahet nga 1 deri më 21 prill të vitit 2020. Planifikohet të shfrytëzohet metodë e kombinuar gjatë regjistrimit, që nënkupton njëkohësisht implementim në terren përmes intervistës në katër sy dhe shfrytëzim të dhënave nga bazat e të dhënave të cilat tashmë ekzistojnë në shtet.