De Jong është i lumtur që do të luajë me Messin dhe mezi pret startin e sezonit me Barcelonën.

Frenkie de Jong është prezantuar të premten mbrëma në Camp Noi si futbollisti më i ri i Barcelonës, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Në konferencë për media. Ai është pyetur disa herë për Lionel Messin.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj me Messin, por me gjithë skuadrën, jo vetëm me Messin që natyrisht është më i miri. Do të shohim si shkojmë në fushë”, u shpreh De Jong.

“Më thuaj të vërtetën, që nga momenti që ke mësuar se do të luash me Messin, sa herë je zgjuar natën? Kjo pyetje e bëri të qesh De Jongun, i cili u përgjigj: “Natyrisht se jam i lumtur që do të luaj me të siç thash më herët, por asnjëherë nuk zgjohem natën për shkak të tij. Mund të them se nuk më pritet të nisë sezoni”