Qesharake është mënyra e shmangies së përgjegjësisë, porositën nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, pasi dje kryeministri Zoran Zaev tha se nuk e ka dëgjuar bombën e re të publikuar për blerjen e pajisjeve për radarët e M-Nav. Nga opozita apelojnë se opinioni meriton të dëgjojë përgjigje, nëse sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski është përfshirë në aktivitete jolegale.

Vallë në audio materialin më të ri, Rashkovski pranon se blerja është në mënyrë kriminale apo ndoshta lëndë hetimi? Prokuroria patjetër të lirohet nga presionet e Qeverisë, nga presionet e Zoran Zaevit, presionet e Rashkovskit dhe patjetër të interesohet për këtë rast me 7 milionë euro që Dragi Rashkovski është marrë vesh me kompaninë Leonardo me udhëzime të Zoran Zaevit”. – theksoi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Përgjegjësi të mundshme ose dorëheqje nga Rashkovski, kryeministri Zaev paralajmëroi pasi të njoftohet me përmbajtjen e bisedave të publikuara. Pas publikimit të audio materialit të dytë, me koment të shkurtër në Fejsbuk doli edhe vetë Rashkovski i cili porositi të gjithë ata që e akuzojnë, të lajmërohen dhe të pyesin te kompania italiane, Leonardo, nëse ka kërkuar prej tyre ryshfet ose ndonjë leverdi tjetër.