Nicolas Pepe pritet që ti nënshtrohet testeve mjekësore pasi që Arsenali arriti marrëveshje për transferimin e tij për 72 milionë funte me Lille

Nicolas Pepe pritet që ti nënshtrohet testeve mjekësore në Arsenal brenda pak ditëve pasi që klubi anglez ka arritur marrëveshje me Lille.

Sipas burimeve të Sky Sports, 24 vjeçari ka zgjedhur që të bëhet lojtar i Arsenalit gjatë kësaj jave ku do të jetë prurja e tretë e Arsenalit gjatë kësaj vere dhe ai vjen pas zyrtarizimit të Dani Ceballos si huazim nga Real Madridi dhe mbrojtësit William Saliba që u transferuar nga St Etienne për 27 milionë funte por që do ti bashkohet Arsenalit vitin e ardhshëm.

Pepe ka shënuar 22 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, ishte golashënuesi i dytë në Ligue 1 pas Kylian Mbappe të PSG-së. Ai bëri edhe 11 asiste kurse Lille përfunduan si nënkampion në Francë.

Ai është lojtari i parë i Lille që shënon 20 gola, shifër të cilën e kishte arritur Eden Hazard gjatë sezonit 2011-12.

Ndryshe, gazetari Fabrizio Romano, që ishte i pari që raportoi se Arsenali ka arritur marrëveshje me Lille për Pepe, ka shkruar se lojtari është pajtuar edhe për kontratën dhe se ka mbetur të merren vesh vetëm për pagesën e agjentëve.