Prokuroria Themelore Publike akoma nuk ka hapur lëndë pas akuzave në opinion për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Por, nga PTHP thonë se e ndjekin me vëmendje këtë rast.

Për momentin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucioni i vetëm që ka hapur lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga PTHP për REL thonë se nëse vërtetohet se ka elemente për vepër penale, do të veprojnë në pajtim me kompetencat ligjore. Në ndërkohë në mediumet online është publikuar “bombë” e re, në të cilën dëgjohet se Rashkovski ka qenë i vetëdijshëm se nuk mund të negociojë me kompaninë “Leonardo” rreth blerjes së M-NAV, pasi tenderi nuk ka qenë i kompletuar.

Nga M-NAV kanë thënë se me publikimin e materialeve të përgjuara krijohet huti dhe prishet imazhi, por edhe se do të bashkëpunojnë me të gjitha organet hetuese.

Analistët thonë se mosfunksionimi i sistemit krijon hapësirë që politikanët të veprojnë në dobi të tyre, duke shpresuar se nuk do të dënohen nëse gabojnë.