Produktet e bukurisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha femrat. Shumë prej tyre i përdorim për pastrim, të tjera për të dukur bukur ose për të mbuluar defekte, por duhet të tregoni shumë kujdes pasi të gjitha kanë një afat skadence dhe nëse vazhdoni t’i përdori edhe pas tij do të keni probleme serioze.

Më poshtë do ju listojmë periudhën kohore që duhet të keni parasysh për çdo produkt:

Pastruesit e fytyrës nuk duhen përdorur më shumë se një vit

Uji mineral nuk duhet përdorur më shumë se 6 muaj

Toneri duhet përdorur brenda 6 ose 12 muaj

Kremi hidratues nuk duhet të përdoret më shumë se 1 vit

Parfumet zgjasin 8 deri në 10 vite.