Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar kriptovalutën Libra, duke pretenduar se nuk do të jetë i besueshëm.

Sipas Trumpit, Facebook duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregulloreve bankare në mënyrë që të ec përpara.

“Asetet e parregulluara të kriptovalutave mund të lehtësojnë sjelljen e paligjshme, duke përfshirë tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme, ‘monedha virtuale’ e Facebookut, Libra nuk do të jetë i besueshëm”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një monedhë reale.

“Ne kemi vetëm një monedhë reale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është më i fortë se kurrë, i sigurt dhe i besueshëm. Është monedha më dominuese në botë dhe gjithmonë do të qëndrojë në atë mënyrë. Ky quhet dollari i Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar ai.