Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarkovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Finlandës në vendin tonë Kimo Lahdervita.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të letrave kredenciale Lahdervita tha se Finlanda e mbështet fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe shprehi bindjen se Këshilli i ministrave të BE-së do të sjellë vendim pozitiv për këtë jo më vonë se në tetor.

Pendarovski siç informojnë nga kabineti i tij, në ceremoni ka theksuar se mes të dy vendeve ende ekziston potencial i pashfrytëzuar dhe hapësirë për thellim shtesë të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, duke shprehur bindjen se angazhimi i Lahdervitas do të lenë gjurmë të përhershme në mbindërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.

Mbështetja nga Republika e Finlandës për integrimin e vendeve të rajonit në strukturat evropiane ka qenë gjithmonë e një rëndësie të madhe, vlerësoi Pendarovski duke shprehur shpresën se përparimi i vendit tonë, i pasqyruar në Raportin e Komisionit Evropian, do të vlerësohet dhe forcohet me vendim pozitiv gjatë kryesimit finlandez me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i sapoemëruar finlandez Lahdrevita. shfaqi bindjen se do ta vazhdojë punën e ambasadorë paraprakë për thellim dhe zgjerim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Ai shprehi bindjen, se Finlanda si kryesues me Këshillin e BE-së, do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre të arrijmë rezultate konkrete gjatë kryesimit tonë.