Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga 15 korriku deri më 15 gusht të këtij viti në mbarë territorin e shtetit do të zbatojë fushat[ për mbrojtje nga zjarret. Do të edukohet popullata për uljen e kërcënimeve nga zjarri me ndihmën e manualit edukativ dhe posterëve me hapa për mbrojtje në rast të zjarreve pyllore. Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski.

Shtoi se fushata çdo ditë do të promovohet në mediat sociale, TV dhe radio.

Në kuadër të fushatës më 20 korrik të këtij viti në ora 18 në manifestimin “Samërlend” në Parkun e Qytetit Shkup, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim do të ketë stendë të vetën me materiale edukative.