Porsche i parë krejtësisht elektrik mund të bëhet lehtësisht modeli më i shitur në historinë e brendit.

Gjigandi gjerman tashmë ka marrë 30,000 rezervime për Taycan, që është për 10.000 më shumë brenda vetëm disa muajve, transmeton KosovaPress.

Është interesant se Porsche për Taycan ka marrë më shumë rezervime se modeli ID 3 i Volkswagen-it.

Prodhimi serik i Porsche Taycan fillon në 4 shtator, me një version prej 322 kuaj fuqi dhe motor me bosht të pasmë.

Makina do të ketë një bateri 80 kWh e cila është planifikuar gjithashtu për një version më të fuqishëm 376 kuaj fuqi.

Në krye të ofertës do të jetë një Tayfan Turbo me 600 kuaj fuqi dhe 879Nm me një çmim fillestar prej 150.000 dollarë. Çmimi fillestar i versionit bazë është 90.000 dollarë.

Loading...
Global