Policia mbrëmë në territorin e Shkupit ka sanksionuar 81 shoferë motorësh për shkak të shkeljeve në komunikacion, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në periudhën prej orës 20 më 6.7. 2019 deri në orën 1 të 7.7.2019 Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka zbatua aksion kontrolli për kundërvajtje të shoferëve të motorëve. Gjatë kësaj, janë bërë 81 kundërvajtje nga shoferë të motorëve dhe janë dhënë 78 urdhër pagesa kundërvajtëse dhe tri urdhër pagesa të mandatit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga Ministria shtojnë edhe se janë zbuluar edhe 43 shkelje të tjera për të cilat janë dhënë 13 urdhër pagesa mandati dhe 30 urdhër pagesa kundërvajtëse.