Gjithsej 27 emigrantë dje janë zbuluar në një automjet transportues me targa të Kumanovës në rrethrrotullimin Marvinc të Gjevgjelisë, njofton Koha.mk

Siç thuhet në buletinin e policisë, policët i kanë gjetur emigrantët në orën 18.20 në Marvinc. Drejtuesi D.R. (31) nga Velesi është shoqëruar në polici për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale “kontrabandimin e emigrantëve” dhe kundër tij do të shtrohet padi përkatëse penale. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli.