Në Selanik të Greqisë, policia ka arrestuar 61 migrantë për qëndrim të jashtëligjshëm në vend.

Në zonën pranë stacionit hekurudhor, në qytetin verior grek, disa herë kanë ndodhur incidente të dhunshme.

Sipas zyrtarëve policorë, arrestimet e fundit, pasuan disa përleshje të dhunshme midis grupeve rivale të migrantëve afganë dhe pakistanezë, gjatë ditëve të kaluara, nga të cilat u plagosën katër persona.

Qindra migrantë jetojnë në zonën përreth stacionit hekurudhor të Selanikut.

Bandat e trafikantëve i kanë sjellur aty nga kufiri lindor i Greqisë me Turqinë.