Mungesa e Paul Pogbas në stërvitjet parasezonale të Manchester Unitedit këtë javë ka ngjallur edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij afatgjatë.

Mesfushori francez e përdori një udhëtim për promovim personal në Japoni, në qershor, për të deklaruar se kjo verë mund të jetë momenti i duhur që ai ta gjejë një sfidë të re diku tjetër, transmeton Gazeta Express.

Por, përderisa shumica e bashkëlojtarëve të tij u kthyen në Mançester për t’i filluar stërvitjet përgatitëse për sezonin e ardhshëm, Pogba ende nuk është kthyer. Për këtë gjë ai ka marrë leje nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, pasi që ka qenë shumë i ngarkuar me ndeshje futbolli gjatë 16 muajve të fundit.