Savash VELIU

Shkaku interesimit të madh kohëve të fundit u shtuan lëvizjet gjeostrategjike e gjeopolitike rreth rajonit të Mesdheut dhe Ballkanit regjione me sy të kthyera kah bastioni i fundit ‘’Stambolli’’ i cili sot mban primatin e vëmendjes mediale jo pa arsye sepse prej aty pritet të udhëhiqet politika e nesërme botërore nëse arrin të qëndroj në këmbë drejtë destinacionit të shtruar rrugës së Hakkut nga liderët të përbetuar drejt majave politiko-botërore, një Plan Sekret shekullor e krahut kombëtar turko-arab!

Në projektin e madh Kombëtar turk qenë vendosur liderët stoik të shekullit të kaluar dhe të sotmes si, Adnan Menderes, Nexhmetin Erbakan, Turgut Ozall dhe aktualisht tani Tajip Erdogani që mbrojtën kauzën politike për pavarësi popullore si Sovrani i shtetit turk ball ideologjive djallëzore ‘’majtiste- djathtiste’’, dy doktrinat e të njëjtit shërbim; Imperializmit Perëndimor.

Këmba tjetër politike e kauzës islame ishte mbështetur te bota Arabe me liderët e lëvizjes ‘’Ihvani Muslim’’ si Hasan el Bena, Sejjid Kutubi dhe së fundi Mohammed Morsi që kishin për piktakim dy brigjet e Mesdheut me kryeqendrat islame si Kairon me Stambollin, qendrat udhëheqëse të botës së ardhshme Islame. Këtu vlen të përmendet se Nexhmetin Erbakan dhe Rexhep Tajip Erdogan janë të njëjtit lëvizje islame ‘’Ihvani Muslim’’, lëvizje që sot luftohet nga arabët e gjirit dhe egjiptit me përkrahjen e botës perëndimore.

Tolstoi thoshte; ‘’Forca e vërtetë e njeriut svjen nga kërcimi që ai arrin, por nga qëndrimi i tij i patundur’’!

Siç thash më parë Erdogani që t’i ik trazirave të brendshme politike të sajuara nga perëndimi me kaos fill pas votimeve të dyta në Stamboll ai në heshtje përgaditi operacionin që lejoi fitoren e opozitës proamerikane i rikujtuar nga letra Angleze e viteve të largëta 1918 e dërguar nga ministri i jashtëm James Balfuor si rekomandim drejtuar ambasadorit anglez në Stamboll që thotë; ‘’Turqit filluan të argumentonin se kushtet e lirimit në marrëveshjen e ‘’Mondros’’ ishin në favor të tyre. Nuk duhet të lejojmë një përshtypje të tillë. Shtetasit tanë muslimanë në Egjipt dhe Indi duhet të kuptojnë se turqit janë të mposhtur përfundimisht. Kjo do të shkaktojë një goditje vdekjeprurëse për Pan-islamizmin e tyre’’!

Ky qe dhe vazhdon të jetë kuptimi dhe vlera e vendosur ndaj Stambollit si kryeqendra e ardhshme e botës së atëhershme dhe të sotmes.

Që prej shekullit të kaluar janë përgaditur komplot grushtete të parreshtura mbi Turqinë dhe Egjiptin që morri jetëra të shumë liderëve të saj si Adnan Menderesit të bërë nga Ismet Inony dhe në Egjipt mbi Sejjid Kutubin të bërë nga Abdullgamall Naser më pas ndaj Hasan el Benas dhe së fundi mbi Muhammed Morsin prej Abdullfatah all ISIS-it.

Pikën e vlimit e shtoi libri i botuar nga Ish drejtori i CIA-s Graham Fuller me titull ‘’Një botë pa islam’’ ku thotë; ‘’Pengesa e vetme para SHBA-ve janë Sunnitët musliman. Me vehabijtë veprojmë bashkë (ortak), kurse Shiitët i përdorim (i shfrytëzojmë). Dhe për të rrënuar mazhorancën sunnite (pozitës), është e mundshme vetëm përmes rrënimit të kështjellës sunnite siç është Turqia’’!

Kërcënimet Amerikane u morrën seriozisht nga eruditët politik Erbakan dhe pasuesit Erdogan duke përshpejtuar projektplanndarjen ‘formale’ përball rrezikut amerikan që kanosej me zhbërrjen prej skenës politike të detyruar ata acaruan marrëdhëniet politike duke i ikur goditjeve direkte Amerikane si një akt amortizues për lëvizjen islame. Fjalët që u thanë nga vizionari Erdogan në diskrecion ndaj Erbakan ishte; ‘’E kam qartë se dëshira jonë e flakt është të jemi ‘antiamerikan’ një veprim me vend, por koha nuk e premton këtë ngase Amerika e fuqishme nuk na ofron mundësi ti kundërvihemi, prandaj këtu do ti ndajmë rrugët duke mbajtur anën amerikane’’! Dhe ajo ndodhi. Erdogani morri Abdulla Gylin dhe krijoi partin e re por, realizimi i saj varrej nga rrugëtimi drejtë Amerikës dhe ai vajti atje… Ndërkohë Qeveria e Erbakanit pësoi grusht shteti më vitin 1998 dhe u zhbë si parti politike.

Data më ishte 2000-2001. Erdogani në SHBA takohet me ekipin e trurit udhëheqës Amerikan. Prezent ishin përgjegjësit për Lindjen e Mesme Abramowitz dhe Graham Fuller. Tani më gjithçka do fillonte pas takimit të bërë mes palëve. Si kusht për themelimin e partisë para Erdoganit u shtrua një kërkesë. Ju nuk do të ndërhyni ndaj Lëvizjes Fetullah dhe do të bëni atë që thonë ata. Sikur të mos e pranonte këtë kushtë ata kurrë nuk do lejonin Erdoganit të bëhej Kryeministër dhe do bllokonin partinë e tij. Erdogan fillimisht e pranoi kushtin dhe themeloi AK Partinë në Tetovë. Erdogani sipërfaqësishtë ndjeku kërkesat e tyre derisa i ngjitej majave politike turke duke fituar mandatin e Kryeministrit turk. Pasi përforcoj pushtetin politik në turqi dhe rajon ai shpalli gjithë botës kauzën e tij gjatë Samitit në Davos të vitit 2010 me thënien; ‘’ONE MINUT’’! Sot është dita ime! Fjalimi që ndryshoj rrënjësisht baraspeshat politike të atëhershme dhe sotmes… Ky fjalim vrasës i tërhoqi gjitha shigjetat ndërkombëtare mbi vete bashkë me grushtetin e fundit. Pas grushtetit të pasuksesshëm mbi Erdogan të 15 korrikut 2016, Ish drejtori i CIA-s Graham Fuller me pilotët puçistë turk nën shërbim të Fetos iku me helikopter në Greqi në azil politik.

Kështu qe Kauza e Erdoganit që tregoi se ai është përtej Racës, Fisit dhe Etnis mbi të gjitha ishte një Musliman që vepronte për bashkimin e gjithë ”Besimdrejtëve në Vëllezëri të fortë”! Kjo është shkalla më e lartë që çdo Njeri duhet të arrij nëse e ka ruajtur ndërgjegjen morale!

Erdogani ka një vullnet të fortë që politikanët evropianë nuk e kanë ngase i pari është i zgjedhuri i popullit derisa të dytët zgjedhen nga zarfet e familjeve të larta… dhe prandaj ata nuk reflektojnë vullnetin e lirë të politikës racionale ndaj nevojave shoqërore por vetëm për mbajtjen e pushteteve oligarke… Islami ishte që jepte dhe prandaj zmadhohej derisa perëndimi sjepte dhe prandaj zvogëlohej. Turqia ‘Ensare’ hapi dyertë ‘Muhaxherëve’’ sepse e para e vendosi ‘’njeriun’’ në qendër përderisa tjetra vendosi në qendër ‘‘pushtetin material’’!

Në Turqi Erdogani ktheu sistemin politik turk nga ‘Laik Sekularist’ në ‘Laik Demokratik’ me sistem presidencial mbi pushtet të popullit. Dallimi i Turqisë së vjetër me të Renë këtu dallon. Ishte një akt që përdhosi perëndiminë sepse Turqisë më nuk do ti qëndronte etiketa ‘regjim diktatorial me presidentin diktator’. Kjo u dhemb atyre sepse ua varrosi planet e tyre ekspansioniste mbi Turqinë dhe rajonit Mesdhetar të njëanshme me Globalizmin.

Ndoshta edhe partia politike që përfolet se do formohet me Abdulla Gyl – Babaxhan – Davutogllu është i njëjti skenar si një kohë që ishte mes Erbakan dhe Erdogan, si dihet kësaj pune, më së miri koha do ta dëshmoj!?

Loading...