Këshilli gjyqësor sot vendosi ta pezullojë ish kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevskin. Kundër tij ka proces për kryerjen e detyrës gjyqësore në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, proces që ende nuk ka përfunduar.

Kundër Pançevskit Prokuroria paralelisht ngriti aktakuzë për kurdisjen e lëndëve tek gjykatësit e tij të besueshëm. Lëndët gjyqësore i ka ndarë në dorë duke anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike të lëndëve, AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski në dorë ka ndarë edhe lëndë që i kishte proceduar Prokuroria Speciale.

Loading...