Joshja për ta vazhduar gjumin dhe ndoshta për ta marrë pushim në punë është diçka me të cilën jemi përballuar të gjithë, por shumica e luftojmë atë.

Asgjë e mirë nuk vjen nga dembelia, e veçanërisht kur shumica e njerëzve në atë kohë janë duke u bërë gati për ta filluar ditën.

Megjithatë, ka një gjë të mirë nëse veç nuk jeni person i mëngjesit… shkenca sugjeron se kjo mund të jetë shenjë e inteligjencës.

Studimi britanik na thotë t’i analizojmë paraardhësit tanë. Sipas hulumtuesve, shekuj më parë njerëzit kanë fjetur herët dhe janë zgjuar herët.

Kjo normë ka qenë pjesë e njerëzve qysh prej fillimit.

Por, për kohët e sotme, ekspertët thonë se njerëzit që nuk duan ta fillojnë ditën herët thjesht mund të jenë më mirë të përshtatur për jetesën moderne.

Kjo vetvetiu është shenjë e inteligjencës.

Loading...