Në botën e sotme, gjithçka ka të bëjë me rrjetet sociale dhe shfletimin e tyre.

Kjo e ka bërë aktivitetin e leximit të rrallohet dhe njerëzit të mos i kushtojnë shumë rëndësi.

Sot jemi duke jetuar në një ambient ku rrjetet sociale janë duke ua thithur njerëzve kohën e lirë.

Kjo kohë e lirë më parë është shfrytëzuar për t’u ulur dhe për të lexuar libra. Tani duket se shfletimi i rrjeteve sociale për orë të tëra është ajo çfarë i karakterizon jetët e njerëzve.

Por, nëse nuk e dini, leximi gjithmonë ka qenë sekreti i suksesit. Leximi ka shumë përfitime, e disa prej tyre jua sjellim më poshtë.

Leximi ju bën më mendje hapur dhe më kreativ

Sipas hulumtimeve, njerëzit që lexojnë libra bëhen më mendje hapur dhe ana e tyre kreative përmirësohet dukshëm.

Leximi ju ndihmon të jetoni më gjatë

Leximi i librave ndihmon në krijimin e një angazhimi kognitiv që e zgjeron fjalorin, i përmirëson aftësitë e mendimit, por po ashtu edhe përqendrimin.

Gjithashtu i bën njerëzit më të mëshirshëm, ua përmirëson perceptimin social dhe ua rritë inteligjencën emocionale.

Përmirësimi i të gjitha këtyre gjërave u ndihmon njerëzve të jetojnë më gjatë.

Njerëzit e suksesshëm lexojnë

Të gjithë njerëzit që janë bërë të suksesshëm gjithmonë janë përkushtuar që ta përmirësojnë veten në çdo aspekt.

Ata kanë lexuar libra që u kanë ndihmuar atyre ta arrijnë atë çfarë kanë dashur. Njerëzit si Bill Gates, Warren Buffett, Mark Zuckerberg dhe shumë tjerë i inkurajojnë njerëzit që të lexojnë libra, madje edhe i ndajnë me tjerët librat e tyre të preferuar.

Leximi i 50 librave në vit

Leximi është një prej strategjive se si mund të bëheni të suksesshëm.

Në vend se t’i shfletoni rrjetet sociale, bëjeni shprehi të lexoni libra.

Në një vit, mundohuni t’i lexoni 50 libra. Të gjithë njerëzit e suksesshëm lexojnë dhe raportojnë se janë më paqësorë, kënaqen më shumë dhe fitojnë njohuri përmes leximit.