Gjenden trupat e miliarderit dhe vajzës së tij që vdiqën nga përplasja e helikopterit

Trupi i miliarderit 60 vjeçar, Chris Cline, vajzës së tij dhe pesë persona të tjerë që ishin në helikopter në momentin e përplasjes në Bahamas. Helikopteri u ra në ujë gjatë ditës së enjte.

Helikopteri ishte nisur nga Florida dhe ishte nisur për në Bahamas. Nisja ishte bërë të enjten në mëngjes.

Ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por është konfirmuar se të shtatë personat kanë vdekur, raporton Daily Mail.

Vajza e miliarderit, e cila u diplomua nga kolegji këtë vit, Kameron Cline gjatë muajit maj, ishte në helikopter me shoqen e saj, Delaney Wykle dhe dy vajza të tjera, të cilat ende nuk janë të identifikuara.

Lajmi i përplasjes u dha të premten, ndërkohë që politikanët dhe biznesmenët lokal shprehën ngushëllime për miliarderin të cilin e cilësuan si një person që punon shumë.