Momenti i aksidentit mbi Alpe ku la të vdekur shtatë persona

Shfaqet pamja që tregon momentin kur një helikopter u përplas me një aeroplan turistik mbi Alpet italiane, disa momente pas ngritjes, duke lënë të vdekur shtatë persona.

Soccorso Alpino, ekipi italian i shpëtimit malor, lëshoi videon e përplasjes që ndodhi më 25 janar.

Videot, nga dy kamera GoPro, të gjetura në vendin e aksidentit pranë vendpushimit të skive të La Thuile, tregon momentet përfundimtare të fluturimit të dy avionëve.

Në video shihet momenti kur avioni turistik nga Megeva në Francë dhe helikopteri italian përplasen.

Njëra video duket të ishte nga një pamje laterale e avionit, një tjetër nga dritarja e përparme e helikopterit.

Një zëdhënës i policisë i tha Radios RAI të Italisë se aeroplani hyri në hapësirën ajrore italiane pa e informuar kontrollin lokal të trafikut ajror.

Menjëherë pas rrëzimit, pesë persona u konfirmuan të vdekur, por ky numër u rrit në shtatë kur shpëtuesit gjetën dy trupa në dëborë të nesërmen.

Dy të tjerë, piloti i avionit francez, Philippe Michel, dhe një shtetas gjerman në bordin e helikopterit u lënduan rëndë, por mbijetuan.

Ndër ata që vdiqën në rrëzim ishin shtetas francezë, zviceranë, italianë dhe belgë./21Media

Loading...