Një përleshje me armë ndodhi mes një grupi shqiptarësh dhe disa italianëve mbrëmjen e së hënës. Mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe të lënduar ndërsa me arritjen e policisë janë vënë në pranga 5 persona.

Sipas të njëjtave burime ngjarjandodhi në Via della Santa. Sherri kishte nisur fillimisht me sende të forta si shufra hekuri. Me përdorimin e armëve banorët e zonës njoftuan policinë.

Të njëjtat grupe kishin pasur edhe një përplasje 2 vjet më parë, por në atë kohë ngjarja nuk kishte qenë kaq e rëndë. Policia tha se kishte gjetur shenja plumbash në mure.

Dy nga të plagosurit që janë ende në repartin e urgjencës në spital nuk kanë pranuar të bëjnë komente. Policia thotë se po heton shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se në fokus janë përplasjet mes bandave.