Agjenti i yllit të Juventusit ka mbërritur në Angli për të nisur negociatat me Manchester United.

Dybala ditët e fundit është përfolur për një transferim te Red Devils teksa Juve kërkon ta shkëmbejë me Romelu Lukakun, i cili është edhe objektivi kryesor i Interit.

Sky Italia pretendon se agjenti i Dybala është në Angli për të folur me klubin e Old Trafford për një shkëmbim të mundshëm.

Megjithatë, marrëveshja është akoma larg, pasi jemi në fazat e para të negociatave.