Prokuroria Themelore Publike për rastin e Bojan Jovanovski -Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiceec ka në dispozicion regjistrime audio dhe video, ka njoftuar prokurorja Vilma Ruskovska pas përfundimit të marrjes në pyetje në Gjykatën Penale, transmeton in7.tv.

Ajo gjithashtu ka thënë se rasti nuk ka pasur para të shënuara. Sipas saj Boki 13 dhe Kiçeec nga Prokuroria Themelore Publike dyshohen për vepër penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm” dhe Boki 13 akuzohet edhe për vepër penale “larje të parave dhe gjëra të tjera nga vepra penale”.