Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së dërgoi urim te presidenti amerikan Donald Tramp.

“Me rastin e Ditës së pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  e kam nderin dhe kënaqësinë, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’u dërgoj urimet më të sinqerta për prosperitetin e tërësishëm të shtetit tuaj, si dhe për mirëqenien e popullit amerikan miqësor”, citohet në urim.

Ai shprehu bindje se në periudhën e ardhshme me dinamikë ende më të fuqishme do të zhvillohen marrëdhënia bilaterale dhe dialogu konstruktiv dhe se do të ndërtohen  relacione ekonomike  më intensive.

“Përpjekjet për anëtarësim me të drejtë të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë pikat e fokusuara të veprimit tonë politik të vazhdueshëm. Jemi falënderues për mbështetjen e madhe të deritanishme nga SHBA-ja në realizimin e qëllimeve tona strategjike, qytetarët e vendit tim presin mbështetja bujare të vazhdojë  edhe në periudhën e ardhshme”, thekson shefi i shtetit.

“Zotëri president, edhe në këtë rast më lejoni  të potencoj se Republika e Maqedonisë së Veriut lartë e vlerëson rolin global të SHBA-së në ruajtjen e vlerave tona të përbashkëta – paqes, sigurisë dhe demokracisë. Në atë mendim, dua t’u bind se tërësisht jemi të përkushtuar në përforcimin  dhe pasurimin e përmbajtjes së partneritetit strategjik me shtetin tuaj. Të bindeni se jemi të gatshëm edhe për bashkëpunim më të ngushtë, konstruktiv në atë plan, në vitet që vijnë pas”, shtoi Pendarovski në urimin dërguar Trampit. .