Presidenti i shtetit dhe komandat suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, në shoqërinë e shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot në Gjevgjeli dhe në Bogdanci i vizituan pjesëtarët e armatës të cilët janë të angazhuar për ruajtjen e dhe mbrojtjen e kufirit jugor me Greqinë.

Pendarovski duke përkujtuar se si shtet në këtë pjesë të kufirit e vazhduam gjendjen e krizës për gjashtë muaj edhe atë në vazhdimësi e bëjmë tani më për të katërtin vit, theksoi se në brifing me eprorët kompetentë është thënë se nuk ka kurrfarë indikatorë për rritjen e numrit të emigrantëve dhe refugjatëve.

“Sikur Republika e Maqedonisë së Veriut që ishte pjesa më e rëndësishme në atë zinxhir, gjatë krizës më të madhe të refugjatëve në të a.q. Ruta ballkanike dhe siç morëm vlerësime më të larta të mundshme, kualifikime më të mira për pritje dhe pranimin e atyre refugjatëve, ashtu jemi edhe tani të përgatitur nëse duhet të veprojmë në mënyrën e njëjtë”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka dhënë lëvdata deri tek pjesëtarët e Armatës tonë dhe deri tek pjesëtarët e MPB-së të cilët punojnë këtu më shumë se katër vjet rotacione të rregullta, në kushte të ndryshme kohore, me qëllim që ne të jemi të sigurt dhe t’i ruajnë të sigurta kufijtë tanë.