Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka formuar ekip të ri që do ta këshillon në kompetencat e presidentit për  falje. Nga kabineti i Pendarovskit informojnë se sot është mbajtur seancë konstitutive e Komisionit për falje. Në këtë Komision bëjnë pjesë:

-Sabit Kranlli , ish-gjyqtar i Gjykatës Supreme- kryetar i Komisionit;

– Ljbubomir Jovevski, prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– Fehmi Stafa, avokati i shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

-Ljubomir Mihajllovski, kryetar i Odës së avokatëve;

-Temellko Ristovski, profesor univerzitar;

-Safet Aliu, ish-gjyqtar në Gjykatën Supreme;

-Bozhin Avramovski, gjyqtar në pension;

-Eroll Rushid, mjek;

-Zora Mitiç, mjeke;

-Uranija Pirovska; nga Komuniteti i Helsinkut për të drejta të njeriut;

-Biljana Petkovska, Instituti maqedonas për mediume.