Presidenti i shtetit dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski dje e nënshkroi dekretin për shënimet në uniformat e Armatës dhe prej tani e tutje, siç deklaroi, do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të thotë, saktësoi, se ka përfunduar edhe ai aspekt teknik dhe juridik me çka hapet mundësia në furnizimet e ardhshme të përdoren shënimet e reja.

“Emri i Armatës është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kjo prej dje ka bazë juridike gjegjësisht është konfirmuar në mënyrë juridike nga ana ime”, deklaroi presidenti Pendarovski gjatë vizitës së sotme së bashku me shefin e SHM-së Vasko Gjurçinovski,me pjesëtarët e Armatës në kufirin tonë jugor.