Princesha Haya, bashkëshorte e emirit të Dubait, sheikut Mohammed ben Rached al Maktoum, 70 vjeç, kërkoi sot që të vendoset nën mbrojtje kundër një martese me detyrim.

Kërkesën e bëri para gjyqtarit për çështjet familjare në Gjykatën e Lartë të Londrës, njoftojnë mediat britanike.

Vajza e mbretit të vdekur Hussein të Jordanisë, 45 vjeç, kërkoi që të vendoset nën mbrojtje kundër brutalitetit.

Ajo po ashtu kërkoi mbajtjen e fëmijëve, gjatë kësaj audience në të cilën vetëm media britanike ishte autorizuar të ishte e pranishme.