Kevin Durant, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se përveçse ka ndryshuar skuadër do të ndryshojë edhe numrin në fanellë.

2 herë kampioni i NBA-së, këtë verë u transferua nga Golden State Warriors te Brooklyn Nets. Te skuadra e re ai do të mbajë numrin 7 në fanellë.

Durant ka hequr dorë nga numri i tij legjendar 35. “Numri 35 ishte ai që më lejoi të bëhem ky që jam, të arrij këtu ku jam. Tani nis një aventurë krejt e re dhe do të mbaj një numër të ri, atë 7”, tha Durant.

Loading...
Global