Migrantët janë njerëz, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje sociale ose migratore, por në kuptimin e dyfishtë, që emigrantët janë qenie njerëzore para së gjithash dhe sot ata janë simbol i të përjashtuarve nga një shoqëri e globalizuar, deklaroi Papa Françesku në meshën dedikuar migrantëve dhe shpëtimtarëve të tyre, në gjashtëvjetorin e vizitës së tij në Lampedusa.

“Të dobëtit dhe më të prekshmit duhet të ndihmohen, është një përgjegjësi e madhe nga e cila askush nuk mund të shmanget”, shtoi ai.

”Është vetë Zoti ai që ka zbuluar nevojën për një mundësi preferenciale për ata, të cilët duhet të jenë në vendin e parë në ushtrimin e bamirësisë”, përfundoi ai.