Mungesa e gjumit ka një ndikim të ndjeshëm në trupin tonë dhe është shkaku i një sërë problemeve shëndetësore.

Stresi, puna, teknologjia dhe situatat familjare, janë që të gjitha probleme të cilat nuk i preknin kaq shumë gjeneratat e mëparshme, por që në ditët e sotme janë vendimtare për të mos mbyllur sy natën.

Më poshtë ju sugjerojmë një zgjidhje natyrale se si të flini tetë orë rresht pa pushim, në mënyrë që të zgjoheni të çlodhur.

Keni nevojë për pesë lugë mjaltë dhe një lugë kripë himalajesh. Përziejini këta përbërës me njeri tjetrin dhe ruajini në një vazo qelqi.

Vendosni një majë luge nga kjo përbërje nën gjumë para se të flini dhe lëreni të veprojë në mënyrë natyrale.

Kripa e himalajeve përmban më shumë se 80 minerale dhe elementë thelbësorë për trupin tonë. Mjalti përmban glukozë, e cila i jep energji qelizave të trupit tonë.

Ky kombinim rrit nivelin e serotoninës, duke na ndihmuar që të shpëtojmë nga stresi në mënyrë natyrale.

Loading...