Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kejt Mari Brns.

Zëvendëskryeministri Osmani uroi ambasadoren me rastin e emërimit të saj dhe i dëshiroi punë të suksesshme, në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit miqësor në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, duke theksuar kënaqësi për mbështetje nga ana e SHBA-ve për aspiratat euro- atlantike të vendit.

“SHBA-të” nuk janë vetëm partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe mik i rëndësishëm , mbështetja e të cilëve mund të vërehet në të gjithë sukseset e rëndësishme të vendit që nga pavarësia e saj”- theksoi Osmani, ku edhe potencoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner i besueshëm i SHBA-ve në Ballkan, fuqishëm përkushtuar në promovimin e vlerave perëndimore, demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

Në vazhdim të takimit Osmani dhe Brnz diskutuan edhe për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në pritje të ratifikimit të Protokollit për NATO nga ana e Senatit muajt e ardhshëm. Osmani theksoi edhe perspektivën evropiane të vendit, duke pasur parasysh se ndodhet në një periudhe të rëndësishëm para marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor të këtij viti, duke theksuar se mbështetja e SHBA-së është e rëndësisë së veçantë.