Uria ka prekur 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, thuhet në raportin vjetor të publikuar të hënën nga shumë organizata të OKB-së që kritikojnë se ky është viti i tretë radhazi me rritje.

Pas dekadash rënie, pamjaftueshmëria e të ushqyerit rifilloi rritjen që prej vitit 2015.

“Duke rezultuar mes objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuar për vitin 2030, për perspektivën e një bota ku nuk ka asnjë njeri në pamjaftueshmëri ushqimore, ky afat bën që kjo të kthehet në një sfidë gjigante”, thekson raporti.

Loading...
Global