Qeveria sot në seancën e 146-të ka miratuar vendim që ta tërheq Ligjin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe u rekomandoi komunave nga rajoni të shpallin moratorium të aktiviteteve ndërtimore deri te miratimi i Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria u rekomandon komunave Ohër dhe Strugë që në afat prej dhjetë ditëve të përgatisin plan veprimi me afat për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s për obligime në kompetencë të komunave dhe në afat prej dy ditëve pas miratimit të planeve të veprimit nga ana e këshillave të komunave, t’i informojnë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto ministri me vendim në seancën e sotme janë të obliguara ta koordinojnë aktivitetin ndërinstitucional për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s dhe një herë në muaj ta informojnë Qeverinë për përparimin në implementimin e rekomandimeve.

“Qeveria në seancë e miratoi Informatën për pjesëmarrje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s në Baku, Azerbajxhan, dhe edhe një herë e riafirmoi përcaktimin që të ruhet statusi i Rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore të shënuar në listën e UNESKO-s”, njofton pres shërbimi.

Loading...