Luana Vjollca ka plane të mëdha për karrierën e saj muzikore dhe duket se nuk do të ndalet!

Moderatorja shqiptare është gati për të debutuar në arenën ndërkombëtare dhe këtë e zbuloi motra e saj Marina pak orë më parë kur shkruante:

“Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”.

Dhe sipas burimeve të GazetësExpress, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur Faydee.

Këngëtari momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka ardhur për realizimin e projektit në bashkëpunim me Luanën.

Xhirimet do të bëhen në Kosovë dhe pritet të përfundohen brenda pak ditëve shkruan Gazetaxpress.

Po kush është Faydee?

Faydee është një teksshkruajtës dhe një këngëtare më origjinë libaneze por që jeton në Australi.

Ai është bërë i njohur në të gjithë botën për shkak të këngës së tij ‘Habibi ( I need your love) .

Image

Image