Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, duket se ka gati bashkëpunimin e radhës. “Prive.al” shkruan se ajo do të bashkëpunojë edhe njëherë tjetër me këngëtarin Irkenc Hyka.

Thuhet se ata kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe se pritet që të publikohet shumë shpejt.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, Nora dhe Irkenci publikuan bashkëpunimin e tyre të parë. “Tymi i dashnisë 2” është kënga që u prit mjaft mirë nga publiku.

“Tymi i dashnisë” shkaktoi edhe një debat midis dy artistëve, pasi kënga që në versionin e parë duhet të ishte në bashkëpunim me Norën, megjithatë duket se keqkuptimi është zgjidhur.

Loading...
Global