doshta ju mund të keni një trup të rregullt, këmbë të gjata por për të mbajtur këtë trup ju duhet të bëni shumë palestër dhe të djersiteni me patjetër. Këto më poshtë janë disa këshilla të cilat quhen dhe “rregullat e përtacëve” për të mbajtur një trupë në formë:

Mos e privoni veten në mënyrë absolute nga ushqime të caktuara sepse do të keni tendencën që të prishni regjimin menjëherë.

Ju nuk duhet të hani gjithçka që është në pjatën tuaj. Përtypuni ngadalë dhe ndaloni të ngrënit në momentin që ndiheni të fryrë.

Sigurohuni që gjysma e pjatës tuaj të përbëhet nga perime.

Gjithmonë porositini porcione të vogla në restorante.

Nëse nuk mund të qëndroni larg nga patatet e skuqura ose frutat e thata, së pari masni sasinë e nevojshme të ushqimit që dëshironi të hani, dhe fshihni pjesën tjetër “në një vend të sigurt”.

Nëse hani drekën tuaj në një restorant, filloni me një supë ose një sallatë të shëndetshme. Në këtë mënyrë do të keni ‘më pak’ vend për ushqimin me kalori të lartë.

Bukë, alkool dhe ëmbëlsirë. Zgjidhni një nga këto nëse hani në një restorant jo të treja

Lëreni një të katërtën e ushqimit në pjatë.

Hidratoni trupin tuaj. Ne shpesh keqkuptojmë sinjalet e trurit, dhe mendojmë se jemi të uritur, por në fakt trupi ynë ka nevojë për ujë.

Hani ushqime të vogla gjatë gjithë ditës dhe zvogëloni rrezikun e ngopjes në fund të ditës.

Loading...