Andi Lila dhe Sokol Cikalleshi kanë lindur në të njëjtin qytet, Kavajë.

Të dy futbollistët bëjnë pjesë në Kombëtaren shqiptare.

Image

Por siç duket dhe nga fotoja dy futbollistët e kanë ruajtur miqësinë e tyre edhe pse sot luajnë në skuadra të ndryshme.

Ka qënë Andi Hila ai i cili ka publikuar një foto ku shihen se ato së bashku me familjet e tyre po kalojnë pushime së bashku.

Image

Fotoja është bërë afër pishinës ku Lila dhe Cikalleshi bashkë me fëmijët e tyre përkatësisht Ayan i Andi Lilës dhe Rajna e Sokol Cikalleshit formojnë një katërshe të bukur.

Kujtojmë që Andi Lila është i martuar me Ornelën dhe kanë dy fëmijë djalin Ayan dhe vajzën Axa, ndërsa Sokol Cikalleshi është i martuar me Kornelian dhe çifti janë prindër të një vajze 1 vjeç e gjysmë të quajtur Rajna.

Image