Kampioni në fuqi i Kupës së Kombeve së Afrikës, Kameruni, është eliminuar nga ky edicion i kësaj gare, pasi e humbi ndeshjen e fazës së 1/8 të finales, kundër Nigerisë.

Golat nga Stephane Bakohen dhe Clinton Nije ia dhanë Kamerunit epërsinë me rezultat 2:1 në pjesën e parë të ndeshjes, pasi Odion Ighalo e kishte dërguar Nigerinë në epërsi në ndeshjen që u zhvillua në Aleksandri të Egjiptit, transmeton Gazeta Express.

Por, dy golat brenda tri minutave e kthyen Nigerinë në epërsi dhe bënë që nigerianët të kualifikohen në fazën çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, ku do të përballen ose me Egjiptin, ose me Afrikën e Jugut.

Ighalo e barazoi rezultat para se t’i ndihmonte Alex Iwobit ta shënojë golin e fitores.

Kameruni e dominoi ndeshjes sa i përket posedimit të topit, mirëpo kampioni në fuqi nuk arriti ta shfrytëzojë këtë epërsi për të krijuar më shumë raste të mira për të shënuar gol.

Nigeria i pati katër goditje më shumë (Nigeria 16 – Kameruni 12), ndërsa e pati edhe një goditje më shumë brenda kuadratit të portës (Nigeria katër, Kameruni tre)