Benjamin Franklin një herë ka thënë se paraja asnjëherë nuk i ka bërë njerëzit të lumtur. Paraja nuk mund ta blejë lumturinë, dhe aq më shumë para që keni, aq më shumë do të dëshironi.

Rëndësinë e parave do ta kuptoni vetëm kur të plakeni.Paraja ju jep siguri dhe të qenit i varfër nuk është skenari ideal. Kur njerëzit rriten në shtëpi të varfra, ata kanë tendenca të pasurohen.

Le të qartësojmë diçka: nuk ka asgjë të gabuar me të pasurit para, por t’i pasurit paratë prioritet mbi çdo gjë tjetër ju sjell shumë probleme.

Nëse dëshironi të jeni të lumtur, ndaloni së menduari për paratë.

Ju jeni duke e kërkuar përgjigjen në vend të gabuar.

A e dini se çfarë iu ndodh yjeve të Hollywood-it?

Shumica e tyre bëhen të varur pas drogave, alkoolit, bien në depresion, etj.

Robin Williams është një prej atyre që ka kryer vetëvrasje dhe ka pasur probleme me depresion, pavarësisht se ka qenë i pasur dhe i suksesshëm. Pra, paraja ka dështuar t’i sjell ato lumturi.

Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Por, përveç lumturisë, paraja nuk mund t’i blejë as këto gjëra:

Dashurinë

Paraja nuk ju sjell dashurinë. Ju mund të josheni nga një person i pasur, por nuk do të ndiheni të dashuruar. Paraja është metodë e shkëmbimit dhe kjo është e gjitha. Ju i përdorni paratë për të paguar për gjëra. Paratë ju bëjnë të ndiheni bosh dhe asnjëherë nuk do të ndiheni të dashuruar.

Të vërtetën

Paraja do t’ju bëjë person me ndikim, por e vërteta është ndikimi më i madh që ekziston. Ju mund t’i përdorni paratë për një agjendë të caktuar, por paraja fiton vetëm në periudha afatshkurta. Asnjëherë nuk mund ta blini të vërtetën.

Kohën

Koha fluturon dhe nuk ka gjë që e rikthen atë. Ju mund të mendoni se është morbide dhe depresuese, por është e vërteta. Jeta fillon të harxhohet në momentin që lindni.

A mund ta zgjatni jetën? Nuk ka ndonjë mënyrë praktike për ta bërë këtë. Fontana e rinisë nuk ekziston dhe paratë nuk do t’ju rinojnë.

Paqen

Kujdesja për mendimet tua ju sjell paqe. Shndërroni gjërat e këqija të jetës në përvoja pozitive.

Qeveritë shpenzojnë miliona dollarë në emër të “paqes”. A është bota një vend paqësor për të jetuar për momentin? Jo edhe aq. Njerëzit çdo ditë vdesin për shkak të fuqisë së ndonjë personi.

Talentin

Të pasurit miliona euro në xhirollogari nuk do t’ju bëjë të këndoni mirë. Paraja nuk mund ta blejë talentin apo aftësitë.

Shëndetin

Paraja mund t’ju sigurojë ilaçet, por asnjëherë nuk do t’jua zëvendësojë shëndetin kur ta humbni. Ushtrimet fizike, mënyrat parandaluese dhe kujdesi natyral nuk kushton asgjë.

Sjelljen/klasin

Të qenit të pasur nuk nënkupton se keni klas. Ju gjithashtu nuk mund ta blini sjelljen.

Miqtë e vërtetë

Nëse jeni të pasur, ju do t’i joshni vetëm njerëzit që duan të jenë miqtë tuaj, por kjo nuk nënkupton se janë miq të vërtetë. Ju nuk mund ta blini lumturinë, dashurinë dhe miqtë. Kaq e thjeshtë.

Miqtë e vërtetë as që i kushtojnë vëmendje xhirollogarisë tuaj.

Njohuritë

Paratë ju bëjnë të ndiheni të pamposhtur dhe ju përfundoni duke marr vendime të këqija. Ju mund të mendoni se i dini gjërat mirë, por a dini si ta aplikoni atë njohuri?