Qeveria në seancën e rregullt të sotme ishte informuar për negociatat e zhvilluara edhe për tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes me Qeverinë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për trafik rrugor ndërkombëtar Preshevë – Tabanoc.

Në seancë është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për nënshkrimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për marrëveshje ndërkombëtare për kontratë që dalin nga ndërmjetësimi (Konventa e Singaporit për Ndërmjetësim) dhe e caktoi ministren e Drejtësisë, Renata Deskoskën, ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisë në ngjarjen për nënshkrimin e Konventës.