Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta ndërsa në vendkalimet e tjera të anës së Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit, kumtoi Lidhja Automoto.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.