Vetëm gjatë një jave policia rrugore ka arrestuar në flagrancë 22 drejtues automjetesh për përdorim alkooli, ndërsa 23 të tjerëve u janë pezulluar lejet e drejtimit pasi kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike.

Shifrat tregojnë se gjatë verës numri i përdoruesve të alkoolit ka pësuar rritje, kryesisht tek të rinjtë.

“Trendi është vazhdimisht në rritje. 21 % e popullsisë mbi moshën 15 vjeç konsumon alkool, ku 14 % janë ata që konsumojnë alkool mbi normat e lejuara, 5 % janë gati të rrezikuar të bien alkoolist, dhe 2 % janë të alkoolizuar, edhe pse normalisht duhet të ishte në ulje, pasi nuk ka nevojë trupi për kaq kalori gjatë periudhës së nxehtë. Fatkeqësisht ne shohim konsum të rritur të alkoolit gjatë kësja periudhe. Arsyeja e parë janë dasmat, janë përfundimet e viteve shkollore që bëjnë mbrëmjet ematurës dhe të shkollave të tjera të larta, si dhe vapa e madhe, dhe lokalet e natës”.

Sipas Shuperkës, konsumi i tepërt i alkoolit gjatë stinës së verës, përveç rrezikut për aksidente, rrit mundësinë për goditjet në tru.

“Është e pajustifikueshme në këtë nxehtësi, kur alkooli dehidraton trupin, pra duke pirë alkool qytetari duhet të ketë diurezë të shtuar dhe kjo do të çojë në atë që do mungojë uji në organizëm, pra atëherë i jepet mundësia që dhe goditjet në tru do të jenë më të shpeshta në rastet e konsumit të tepruar të alkoolit”.

Rritja e përdoruesve të alkoolit sipas ekspertëve ka prekur jo vetëm meshkujt por edhe femrat.

Loading...