Policia mbrëmë në rajonin e Shkupit tek 38 shoferë ka vërtetuar prani të alkoolit në gjak, ndërkaq tre shoferë të tjerë nuk kanë pranuar që të kontrollohen. Gjatë kontrollit dhe vërtetimit të pranisë së alkoolit shoferët përjashtohet nga komunikacionit duke ua marrë edhe lejet e vozitjes.

Në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup thuhet se Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pran SPB-Shkup nga ora 00:00 pas mesnate e deri në orën 5:00 të mëngjesit zbatoi aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve që drejtojnë automjetin e tyre nën ndikimin e alkoolit. Te 38 shoferë është vërejtur prania e alkoolit ndërsa tre të tjerë nuk kanë pranuar që të kontrollohen. Shoferët përjashtohen nga komunikacioni dhe iu merret leja e vozitjes. Ndërkaq nëpunësit policorë gjatë aksionit kanë zbuluar edhe 43 shkelje të tjera.