Në fshatin malorë Izvor të komunës së Likovës, u bë sot përurimi i Xhamisë së këtij fshati.

Në ceremoninë e përuruimit të pranishëm ishin Kryesia e BFI të RMV, Muftinisë së Kumanovës, si dhe qytetarë e banorë të komunës së Kumanovës e Likovës.

“E gëzofshim këtë Xhami,e gëzofshin edhe gjithë ata që do vijnë pas nesh, zoti ju kënaqt me të mirat e kësaj bote dhe botën tjetër”, tha mes tjerash Beqiri.

“Në emër të banorëve të komunës së Likovës, ju uroj Xhaminë e re e cila do të shërbejë si urë lidhës për unifikimin e shoqërisë sonë”, tha mes tjerash Erkan Arifi.

“Është ditë e madhe, historike, ditë gëzimi që duhet ti gëzohemi kësaj pune kaq madhështore cdo musliman e muslimane, e Allahu mu për atë se jemi duke bërë hapjen e një Xhamie në të cilën do ti biem në sexhde krijuesit të gjithësisë, ta lartësojmë Allahun dhe ta lusim Zotin fuqiplotë”, tha mes tjerash Abedin Imeri.

“Kur ndërtojmë Xhami, dhe hapim Xhami, gjithmonë duhet të mendojmë se ajo është një objekt me të cilën ka filluar histroia e njerzimit, gjithë ata që kanë qenë pjesë e punëve të mira në përgjithësi e sidomos ata që ndihmuan ndërtimin e kësaj Xhamie të jen të bindur se kjo është një dhunti që Allahu ia ka dhënë që të bëj punë të mira”, tha mes tjerash Qani Nesimi, mufti i Muftinisë së Tetovës.

Vlen të përmendet se ndërtimi i Xhamisë së fshatit Izvor, filloi qysh para dy viteve, dhe se mjetet për rrumbullaksimin e punimeve u siguruan nga vet banorët e këtij fshati të cilët jetojnë brenda dhe jasht shtetit.