Temperatura më e lartë në historinë e Britanisë së Madhe u regjistrua në 25 korrik në Cambridge dhe ajo ishte 38.7 Celsius, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.

Temperatura u mat në Kopshtin Botanik të Universitetit të Cambridge dhe e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 38.5 Celsius në gusht 2003.