Një shofer në Prishtinës është treguar mjaft i papërgjegjshëm, duke vendosur ta parkoj veturën e tij para hyrjes së një garazhi në Prishtinë.

Nga irritimi i këtij gjesti aspak me vend, qytetari është revoltuar nga papërgjegjshmëria e këtij shoferi në Prishtinë, dhe ka vendosur që si shenjë revolte ta lyej me kos veturën në fjalë.

Siç shihet edhe në fotot që ka siguruar Gazeta Metro, gjami i parë i veturës është i tëri i lyer me kos.

Kjo ngjarje jo e zakonshme por që ka një mesazh për të gjithë ata shofer që parkojnë në mënyrë të papërgjegjshëm veturat e tyre, sepse herën e ardhshme mund të përfundoj edhe me keq.

Loading...
Global