Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka inspektuar punët e kryera në Drenovec të Tetovës. Në bllokun 4 të lgjaes së Drenovecit, komuna e Tetovës ka bekatonizuar rrugën 350 metra dhe gjërësi 6 metra, si dhe trotoaret në të dyja anët e rrugës me gjërësi 1.5 metra, ndriçim modern publik LED, si dhe është ndërtuar  kanalizim fekal në gjatësi 210 metra!

“Sot inspektova finalizimin e punimeve rreth ndërtimit të rrugës, trotoareve dhe vendosjes së ndriçimit publik në bllokun 4 të lagjes Drenovec në Tetovë!
Bekatonizuam rrugën në gjatësi 350 metra dhe gjërësi 6 metra, si dhe trotoaret në të dyja anët e rrugës me gjërësi 1.5 metra!
Për të pasur qarkullim sa më të sigurtë të këmbësorëve edhe gjatë natës vendosëm ndriçim modern publik LED, si dhe ndërtuam kanalizim fekal në gjatësi 210 metra!
Paralelisht vendosëm edhe ulëse dhe kosha për mbeturina që do tu shërbejnë një jete sa më cilësore banorëve të kësaj lagjeje!
Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 9.5 milion denarë, mjete të siguruara nga buxheti i komunës së Tetovës!” u shpreh kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Sipas saj Tetova do të ndërtohet edhe ditëve në vijim sipas planprogramit  të komunës së Tetovës, ku çdi ditë Tetova ndryshon./TS/