Ish-diktatori i Bangladeshit, Hussain Muhammad Ershad ka vdekur në moshën 91 vjeçare, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Ai kishte pasur probleme shëndetësore dhe kishte vdekur pas 10 ditësh sa kishte qëndruar në spital.

“Ai vdiq sot në mëngjes, pasi kishte vuajtur për rreth tre javë”, ka thënë sekretari i tij politik Sunil Shuva Roy, gazetarëve të dielën.

Ai u largua nga posti i presidentit, pasi u përball me trazira masive më 1990 dhe më pas u dërgua në burg. Ershad arriti që të mbetet aktiv në skenën politike të Bangladeshit, deri në fund të jetës së tij.